AKTIVITET TRAJNUES: “Mjetet e mbrojtjes në fazën e ekzekutimit të titullit ekzekutiv.” - 2 prill 2026

Shkolla e Magjistraturës, më datë 2 prill 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Mjetet e mbrojtjes në fazën e ekzekutimit të titullit ekzekutiv.Problemet e hasura në praktikën gjyqësore. Parashkrimi i dënimit me gjobë. Problemet e hasura në praktikën gjyqësore. Paditë në fazën e ekzekutimit të titullit ekzekutiv. Pavlefshmëria e titullit ekzekutiv”,  pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Vangjel Kosta, Julian Haxhiu

Lehtësues: Hazbi Balliu

Qëllimi i këtij trajnimi është: Mekanizmat kryesorë objekt i këtij aktiviteti trainues do të jenë rëndësia e e njohjes së mjeteve të mbrojtjes së debitorit në fazën e ekzekutimit të detyrueshëm.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Dallimet e mjeteve të mbrojtjes së debitorit në fazën e ekzekutimit, ndërmjet padisë së pavlefshmërisë së titullit ekzekutiv dhe kundërshtimit të veprimeve përmbarimore;
  • Afatet e paraqitjes së padisë dhe afatet e ankimit në gjykimin e padisë së pavlefshmërisë së titullit ekzektiv, kundërshtimin e veprimeve përmbarimore dhe pezullimit të ekzekutimit;
  • Praktikë gjyqësore;
  • Probleme që lidhen me parashkrimin e titujve -akte administrative;

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë përmbarues gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.